UASHINGTON, 10 janar /ATSH-AFP/- Presidenti Donald Trump deklaroi dje se sanksionet e reja ekonomike mbi Iranin ishin tashmë në fuqi.
“Nuk ka pak që i miratova me Thesarin. I kemi forcuar edhe më shumë. Ato ishin të rrepta edhe më parë, por janë shtuar në mënyrë të rëndësishme”, tha Trump në lidhje me sanksionet e ndërmarra pas sulmit të Teheranit kundër bazave irakiane ku ndodheshin ushtarët amerikanë.
Me këto sanksione, përgjigjia e Uashingtonit, e cila nuk u shoqërua me masa ushtarake, u pa si një shenjë e vullnetit të Donald Trump-it për të luajtur kartën e uljes së tensioneve./ /ervo/












