FRANKFURT, 9 janar /ATSH-DPA/ – Eksportet gjermane ranë 2,9% në nëntor 2019 në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të fundit zyrtare, pasi ekonomia më e madhe europiane ka filluar të ndiejë tensionet e tregtisë globale.
”Kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë 112,9 miliardë euro”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
Importet ranë me 1,6% në 94,6 miliardë euro. Në krahasim me një muaj më parë, eksportet u ulën me 2,3 % dhe importet me 0,5 %.
Në 11 muajt e parë të vitit 2019, Gjermania regjistroi një rritje të vogël vjetore të eksporteve duke shënuar një rritje shumë më të dobët se vendi në vitet e fundit.
Lufta tregtare midis Kinës dhe SHBA ishte një nga arsyet kryesore të krizës. Ndikimi është ndjerë globalisht, duke krijuar probleme për ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti./ /os/ a.jor.























