Ballina Bota

IRAK – Bagdadi dënon sulmet e Iranit

BAGDAD, 8 janar /ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme deklaroi se do të thërrasë ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit në dy baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur trupa amerikane.

Ministria shtoi se do të njoftojë ambasadorin se sulmet janë shkelje e sovranitetit të Irakut, se Iraku është shtet i pavarur dhe siguria e tij e brendshme është përparësi e lartë.

“Nuk do të lejojmë që Iraku të jetë një fushëbetejë, një bazë për të zhvilluar sulme ose që toka e tij të përdoret për të dëmtuar shtetet fqinje”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.

Ministria i bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen e të ulin tensionet, si edhe të mos e kthejnë Irakun në një skenë beteje, ku të zgjidhin punët e tyre dhe të punojnë për të zgjidhur krizat në rajon. / / sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa antishpifje e miratuar plotësisht nga OSBE, ankesat nga ata që nuk e kanë lexuar ligjin
Artikulli tjetërReforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së, opozita dakordësi për t’u përfshirë