Ballina Bota

SHBA – Rritet prania e policisë në zonat e hebrenjve

NJU JORK, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryetari i bashkisë së New York-ut Bill de Blasio, deklaroi sot se do të rritet prania e policisë në disa lagje të Brooklyn-it, pas disa sulmesh të dyshuara antisemite.

De Blasio shkroi në Twitter se në Borough Park, Crown Heights dhe Williamsburg, zona me popullsi të madhe hebreje, do të shihen më shumë oficerë në patrullim.

“Policia do të rrisë gjithashtu vizitat në shtëpitë e adhurimit dhe zona të tjera kritike në komunitet”, shtoi ai.

“Kushdo që terrorizon komunitetin tonë hebre do të përballet me drejtësinë”, shkroi në Twitter kryetari i bashkisë. / / sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Volkswagen përshpejton prodhimin e makinave elektrike
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan prezanton makinën e parë elektrike me prodhim vendas