ALMATY, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një avion linje me 100 persona në bord, u përplas pak pas ngritjes nga aeroporti i Almaty-t, duke shkaktuar të paktën 15 viktima, sipas autoriteteve vendase.
Sipas kreut të Departamentit të Shëndetit Publik të Almaty-t, Tleoukhan Abildaiev, në aksident u plagosën 66 persona, ndër të cilët 50 ndodhen në spital, 14 vdiqën gjatë përplasjes dhe një vajzë e vogël vdiq në spital nga plagët e marra.
Po i njëjti burim njoftoi se 12 persona të tjerë ndodhen në gjendje tepër të rëndë./ /ervo/ a.jor.












