LONDËR, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 60 migrantë janë kapur sot duke kaluar kanalin e La Manchit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.
Në katër anije të vogla u zbuluan 49 migrantë, të cilët u dërguan në Britaninë e Madhe.
Autoritetet në Londër deklaruan se migrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Afganistani.
Zyrtarët francezë shpëtuan 14 migrantë në dy anije të tjera dhe i dërguan ata në Francë.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Londrës, që nga muaji janar, më shumë se 1 800 persona janë përpjekur të kalojnë kanalin e La Manch-it me anije.
Shumë kontrabandistë kanë pohuar se kalimi i kanalit të La Manchit nuk do të jetë më i mundur pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian.
Kalimi i kanalit të La Manchit është i paligjshëm dhe tepër i rrezikshëm. / /sara/












