Ballina Aktualitet

Bashkë me të bijën, Spiropali bën urimin e veçantë për Krishtlindje

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-“Kjo natë e shenjtë të zbusë dhimbjet, të lehtësojë vetminë”, ishte urimi i veçantë i zgjedhur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e Partisë Socialiste të Tiranës, Elisa Spiropali, për t’i uruar besimtarëve katolik dhe ortodoks Krishtlindjet.

Më vajzën Nalta në krahë, e tek mbajnë një qiri në dorë, Spiropali iu drejtua me një mesazh të gjithë shqiptarëve e veçanërisht familjarëve që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke i uruar që “kjo natë e shenjtë të zbusë dhimbjet, të lehtësojë vetminë”.

“Uroj që kjo natë e shenjtë të zbusë dhimbjet, të lehtësojë vetminë, të largojë fatkeqësinë që goditi jetët e njerëzve tanë! Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, sonte dhe gjithmonë”-, shkruan ministrja Spiropali. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNDETËSI – Kafeina agjentja kundër obezitetit
Artikulli tjetërBalla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan