Balla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë sot në drekën që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Balla shprehet se “nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë”.

“Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po ashtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël. Gëzuar Krishtlindjet”-, shprehet Balla. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.