Ballina Bota

FRANCË – Për të parën herë pas 200 vitesh Notre Dame pa meshë Krishtlindjesh

PARIS, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Këtë vit nuk do të zhvillohet meshë Krishtlindjesh në katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, sipas dioqezes së kryepeshkopit të Parisit.

Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht.

“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza.

Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore.

Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga flakët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Bursat europiane në qetësi absolute para Krishtlindjes
Artikulli tjetërITALI – Organizohet ekspozita më e madhe për 500-vjetorin e vdekjes së Raphael-it