FRANCË – Bursat europiane në qetësi absolute para Krishtlindjes

PARIS, 23 dhjetor /ATSH-AFP/- Bursat europiane e përfunduan pa ndonjë drejtim të caktuar, veçanërisht pa lëvizje të mëdha ditën e sotme, për shkak të mungesës së treguesve kryesorë për të filluar një javë, e cila premton të jetë logjikisht e qetë, e ndërprerë nga festa e Krishtlindjes.

Nuk pati ndonjë lajm për të shqetësuar tregjet dhe në rendin e ditës pati vetëm një tregues: urdhërat për mallrat e qëndrueshme në SHBA, që pësuan ulje në nëntor, duke kundërshtuar parashikimet e analistëve.

Duhet thënë se viti 2019 ishte mjaft i pasur për indekset kryesore: + 27 % për CAC 40 në Paris, + 26 % për Dax në Frankfurt dhe + 13 % për FTSE në Londër.

Sipas analistëve, fundi i vitit premton të jetë i qetë për tregjet europiane./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.