Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA fton Kinën për negociata për armët bërthamore

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Administrata amerikane ftoi zyrtarisht Pekinin për fillimin e bisedimeve për kontrollin armët bërthamore, një lëvizje që Shtëpia e Bardhë shpreson se mund të jetë hapi i parë drejt një marrëveshjeje që mbulon arsenalet nukleare të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.

Ftesa për fillimin e një dialogu mbi sigurinë strategjike u bë nga Christoper Ford, shefi i Departamentit amerikane të Shtetit për Kontrollin e Armëve.

“Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt, jemi të paduruar për një përgjigje nga Pekini”, tha ai në Twitter.

Zyrtarët kinezë nuk e kanë komentuar ende propozimin amerikan, por deri tani kanë përsëritur se nuk janë të interesuar për të negociuar një marrëveshje treshe me Moskën dhe Uashingtonin duke këmbëngulur se arsenali i Pekinit me rreth 300 bomba atomike është vetëm një pjesë e vogël e arsenalit ruso-amerikan.

Kohë më parë, Moska propozoi përfshirjen në negociata edhe të Francës dhe Britanisë së Madhe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHumbën vajzën nga tërmeti/ Rama viziton familjen në banesën e re: Jemi pranë jush dhe çdokujt në nevojë
Artikulli tjetërSulmi ndaj prokurorit Albert Kuliçit / KLP: Akt terrorist ndaj drejtësisë