ROMË (Itali) – Carlo Cottarelli pritet sërish tek presidenti Matarella për formimin e qeverisë në mes të kaosit politik.
STRASBURG (Francë) – Presidenti kolumbian në ikje, Juan Manuel Santos iu drejtohet deputetëve në Parlamentin Europian.
MADRID (Spanjë) – Vizitë në Madrid e kryenegociatorit të BE-së për Brexit, Michel Barnier.
PORTO (Portugali) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel fillon një vizitë dyditore në Portugali, ku do të diskutojë për të ardhmen e Bashkimit Europian me studentët e Universitetit të Portos.
KINË – Konferencë shtypi e Fondit Monetar Ndërkombëtar në përfundim të një misioni në Kinë.
MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov mban një fjalim gjatë një konference në Moskë.
ATHINË (Greqi) – Grevë e përgjithshme kundër masave shtrënguese ndërkohë që vendi po përgatitet të dalë në muajin gusht nga programet e kredive BE-FMN.
LONDËR (Britani e Madhe) – OJQ britanike “Save The Children” publikon një raport për vuajtjet e përjetuara nga fëmijët në botë.
STRASBURG (Francë) – Kryeministri luksemburgez, Xavier Bettel mban një fjalim para Parlamentit Europian.
NJU JORK (SHBA) – Takim mes Mike Pompeos dhe një zyrtari të lartë koreano-verior, Kim Yong Chol para një samiti të mundshëm mes dy vendeve./ /ec/ a.jor.























