VASILICA (Greqi), 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Do të kisha parapëlqyer të qëndroja në Moria, në ishullin e Lesbosit, thotë i dëshpëruar një azilkërkues kongolez, i trazuar nga dëbora e panjohur më parë.
“Të paktën atje ishim në kontakt me botën e jashtme. Këtu ndihemi si në një burg të hapur”, tha azilkërkuesi, dy muaj pas transferimit të tij nga një kamp i mbipopulluar në Moria, që qeveria greke vendosi ta zbrazte, në një ndërtesë malore të izoluar, në Vasilica, në 1 000 metra lartësi, 45 kilometra larg qytetit më të afërt, Grevenas, ku ujqërit janë më të shumtë në numër se banorët.
Në ndërtesë, e braktisur gjatë krizës ekonomike greke, janë strehuar aktualisht 116 azilkërkues nga Afganistani, Somalia, Siria dhe Republika Demokratike e Kongos.
Gjendja e vështirë e këtyre azilkërkuesve, të zhvendosur në kontinent, është një nga pasojat e planit të gjerë të qeverisë për të ripërcaktuar procesin e azilit në Greqi, i përballur me rritjen e shpejtë të numrit të azilkërkuesve në ishujt Lesbos, Hios, Samos, Kos dhe Leros, në detin Egje’./ /ervo/ a.jor.























