Ballina Bota

IRAN- Teherani kundër negociatave Uashington-talibanë

TEHERAN, 18 dhjetor /ATSH-AFP/-Irani bëri të ditur sot kundërshtimin e tij ndaj negociatave mes SHBA-së dhe talibanëve afganë, duke deklaruar se Afganistani nuk ka mirë nga një proces që përjashton qeverinë dhe popullin e këtij vendi.

“Ne jemi kundër negociatave mes SHBA-së dhe talibanëve. Çdo vendimmarrje, çdo plan pa pjesëmarrjen e popullit afgan, është një strategji e keqe, e dënuar të dështojë”, deklaroi kundëradmirali Ali Chamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare iraniane.

Sipas projektmarrëveshjes, rebelët duhej të angazhoheshin për fillimin e një dialogu me qeverinë afgane dhe uljen e dhunës, në këmbim të tërheqjes së forcave amerikane.

Trump njoftoi në fund të nëntorit se bisedimet do të rinisnin, duke theksuar nevojën për një armëpushim./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjesëmarrja e Forcave të Armatosura me përfaqësues në shtabin “Eurofor” deri më 26 shkurt 2025
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel: Puna për menaxhimin e migracionit, e suksesshme