Ballina Bota

RUSI – Moska dëbon dy diplomatë gjermanë

MOSKË, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Moska njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve gjermanë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Gjermanisë për kthimin e dy rusëve të akuzuar, sipas Berlinit, për vrasjen e një gjeorgjiani me origjinë çeçene, në kryeqytetin gjerman.

Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorin gjerman Géza Andreas von Geyr për ta informuar se dy punonjës të ambasadës gjermane ishin deklaruar “persona non grata” dhe kishin shtatë ditë afat për t’u larguar nga Rusia./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ Shtyhet shpallja e vendimit për kandidatin e SPAK, Anton Martini
Artikulli tjetërUKRAINË – Përleshje fizike në parlament