Ballina Aktualitet

Zgjidhen me short anëtarët e rinj të KED

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ -Anëtarët e rinj të këshillit të Emërimeve në Drejtësi u zgjodhën sot pas shortit të hedhur në Presidencë.

Fjona Papajorgji u zgjodh nga shorti si anëtare e parë nga Gjykata Kushtetuese për KED. Vitore Tusha u zgjidh anëtare e dytë dhe Marsida Xhaferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese

Nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani është kandidat i vetëm dhe u konsiderua i zgjedhur automatikisht

Nga Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku u zgjodh anëtare e KED-së ndërsa Bilbil Mete u zgjodh anëtar zëvendësues.

Nga gjykatat e Apelit, Miranda Andoni u zgjodh anëtare e pare, Saida Dollani u zgjodh anëtare e dytë ndërsa Nazmi Troka u zgjodh anëtar zëvendësues.

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Ludovik Dodaj u zgjodh anëtari i pare, Fatjona Memçaj u zgjodh anëtare e dytë dhe Nezir Gjoka u zgjodh anëtar zëvendësues.

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi sqaroi të gjithë procedurën për shortin.

“Anëtarët që zgjidhen me short duhet të plotësojnë disa kushte dhe kritere. Vetëm ata që plotësojnë këto kushte marrin pjesë në short; magjistratët që kanë 10 vite, nuk ka masë disiplinore, është vlerësuar shumë mirë në dy vlerësimet e fundit, nuk është në hetim apo i dënuar më parë. Nuk është dënuar me sanksion administrativ. Nëse nuk i plotëson përjashtohet nga shorti. Dua të sqaroj procedurën, Gjykata Kushtetuese ka çuar listën e kandidatëve datë 15.11. 2019, po ashtu edhe KLP, e KLGJ në 15 nëntor për të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet. Presidenca ka marrë këto masa; caktoi datën e shortit dhe orën. Miratoni rregulloren për hedhjen e shortit. Shorti do të hidhet në mënyrë transparence” tha ai.

Në Presidencë veç Kreut të Shtetit, Ilir Meta për të monitoruar hedhjen e shortit ishin edhe E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA, Leyla Moses- Ones, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, etj.

/gj.mima/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rama dhe Lenarčič në Vorë: 15 milionë eurot nga KE vetëm fondi i parë, tjetër mbështetje nga BE
Artikulli tjetërManastirliu në Kuvend: Buxheti 2020, buxheti i rindërtimit pa cenuar shërbimet