Ballina Aktualitet

Rama përkrah liderëve botërorë në Samitin e NATO-s

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Në një foto familjare nga ky Samit, Kryeministri Edi Rama duket në krah të liderëve më të mëdhenj botërorë si Mbretëresha Elisabeth II, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kryeministri kanadez Justin Trudeau, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan etj..

Ashtu sikurse theksoi edhe para nisjes në këtë Samit, sensibilizimi maksimal për solidarizim me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor është në fokus të bisedimeve të Kryeministrit Rama me liderët botërorë.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, i drejtohet Kryeministri Rama banorëve të prekur nga tërmeti, ndërsa ndan foton familjare të këtij samiti./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajtimi me bonus qiraje për familjet e prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërEkspertë ndërkombëtarë po i atashohen çdo ditë verifikimit të banesave