Ballina Flash

Çuçi: Deri tani janë 12 mijë persona të akomoduar

TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, njëherazi drejtues i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme deklaroi sot se deri tani kemi akomoduar 12 mijë persona.

Deklarata e ministrit Çuçi u bë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë nën drejtimin e  zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

“Numri i banorëve të akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra etj, ka shkuar në 12 mijë persona. Kemi rreth 4 mijë persona në hotele . Në palestra janë akoma 254 persona. Numri i personave në çadra është rreth 6500 në qendra sociale 395. Ndërsa në Kosovë janë akomoduar 769 persona. Rreth 436 persona janë akomoduar në mënyra të tjera”, deklaroi Çuçi./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa” të përgatitur për rastet e emergjencës
Artikulli tjetërVeliaj falënderon Policinë Bashkiake: Ia dolëm të mobilizohemi në kohë rekord