Ballina Bota

GJERMANI – Aeroporti i Berlinit drejt hapjes

BERLIN, 22 nëntor /ATSH-DPA/ Një problem që përfshin komponentët e ndërtimit në terminalin kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Brandenburgut (BER) në Berlin mund të zgjidhet, deklaruan sot autoritetet.

“Është në rrugën e duhur”, theksoi Hartmut Zimmermann, inxhinier i provës për rrethin Dahme-Spreewald.

Pas vështirësive të shumta dhe pas një vonese 9-vjeçare, BER është planifikuar të fillojë operimin në tetor të vitit 2020.

Planifikimi për aeroportin filloi në vitin 1992, menjëherë pas ribashkimit gjerman, por planifikimi i dobët dhe defektet në ndërtim çuan në vonesa dhe rritje të kostove. /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Mitsotakis keqardhje për refuzimin e 3 000 minorenëve nga BE
Artikulli tjetërDASH për deklaratën e Metës: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar, respektimi i ligjit mbi të gjitha