Ballina Flash

Vitin e ardhshëm, ndërtime të reja të objekteve sportive

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/Ministria e Arsimit për 2020 do të vijojë mbështetjen financiare përmes investimeve në sport, për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve sportive, pajisje me bazë materiale të tyre në funksion të ekipeve kombëtare.

“Zhvillimi i programeve trajnuese në sistemin sportiv kombëtar në funksion të rritjes së kapaciteteve në fushën e sportit, trajnime çdo vit për 20-25% e stafet teknike të sistemit sportiv kombëtar (732 teknikë – trajnerë, specialistë, instruktorë, mjekë etj, ku përparësi kanë sportistët dhe trajnerët femra)”, -thuhet në relacionin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, p/buxheti i 2020 parashikon rritjen e mbështetjes financiare për shpërblimin e sportistëve elitar, fitues në aktivitete ndërkombëtare, mbështetje financiare për 20-25 sportistë elitarë në vit, si dhe mbështetje financiare për aktivitete sportive promovuese dhe garuese në institucionet arsimore të arsimit parauniversitar dhe universitar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Dvorani, simboli i kapjes së shtetit
Artikulli tjetërPërfundon investimi për lidhjet e reja të ujit në rrugën “Bardhyl”