Ballina Bota

GJERMANI – Bie numri i azilkërkuesve

BERLIN, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara.

Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se janë regjistruar 122 225 kërkesa për azil që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, një rënie prej 11,8% nga viti në vit.

Mes azilkërkuesve, 21,9% ishin fëmijë nën moshën një vjeç, të cilët lindën pasi prindërit e tyre mbërritën në Gjermani.

Rënia e mbërritjeve të azilkërkuesve i atribuohet pjesërisht më pak njerëzve që largohen nga konflikti në Siri dhe Irak./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtare/ Franca ndaj Shqipërisë pa Coman, Deschamps: Duam vendin e parë në grup
Artikulli tjetërKryeministri Rama viziton “Air Albania Stadium”: Skuadra të japë shpirtin në fushë