Ballina Flash

E ardhmja e Martens larg “Napolit”, “Inter” në horizont

TIRANË, 15 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ E ardhmja e Dries Mertens duket se do të jetë larg skuadrës së Seria A, të “Napolit”. Sulmuesi belg edhe pse ka shpresuar në një rinovim të kontratës me skuadrën nënkampione të Italisë, duket se nuk është më në planet e klubit.

Fillimi jo i mirë i sezonit të “Napolit”, ka shtyrë presidentin De Laurentis të ndërmarrë një revolucion në skuadër, ku përfshihet edhe largimi i lojtarëve me peshë, mes tyre, duket se është dhe futbollisti 32-vjeçar.

Lajmi bëhet me dije nga gazeta “La Repubblica”, që në shkrimin e publikuar të premten thekson se mes sulmuesit dhe drejtuesve të “Napolit” ka një marrëdhënie të tensionuar. Pavarësisht se u fol për një rinovim gjatë verës së shkuar, me nisjen e kampionatit, forma jo e mirë e skuadrës ka bërë që De Laurentis të marrë masa ndaj futbollistëve, duke krijuar kështu një plasaritje të parikuperueshme në marrëdhënies mes palëve. Në këtë kuadër, Martens duket se ka nisur menjëherë të shoh të ardhmen e tij në një skuadër tjetër.

“La Repubblica’ njofton se “Inter” është një nga skuadrat favorite për të siguruar sulmuesin. Antonio Conte pasi ka humbur shërbimet e Sanchez, për shkak dëmtimi, duket se te Martens sheh një zgjidhje luksi në repartin e avancuar. Menaxherët e futbollistit kanë nisur të punojnë për këtë transferim, ndërsa mësohet se një hipotezë tjetër për të ardhmen e tij është dhe kalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç duket pra, 32-vjeçari Martens, i ardhur te “Napoli” në vitin 2013, është shumë pranë largimit. Në shtatë sezone, karriera e Martens te të kaltrit ka ardhur në rritje, por rendimenti i këtij sezoni i skuadrës së “Napolit” dhe vetë futbollistit po nxit një divorc mes palëve. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet: 7200 punëdhënës në ndërtim, call center dhe fasoneri nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve
Artikulli tjetërListat e kandidatëve të Kushtetueses, Meta: Kallëzim penal për kreun e KED Ardian Dvorani