UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo theksoi sot se SHBA-ja do të vazhdojë të drejtojë luftën kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, para aleatëve të Uashingtonit, të tronditur nga ndryshimet e presidentit amerikan, Donald Trump në Siri.
Ai theksoi gjithashtu se vendet e koalicionit anti-ISIS, ministrat e Punëve të Jashtme të të cilëve janë mbledhur në Uashington, do të riatdhesojnë mijëra luftëtarë terroristë të huaj, aktualisht të ndaluar në Siri dhe do t’i gjykojnë për krimet që kanë kryer.
Kjo kërkesë përplaset me refuzimin e shumë vendeve, si Franca, për të rimarrë shtetasit që kanë luftuar në radhët e xhihadistëve./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























