Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/5/2018

PHENIAN – Koreja e Veriut është duke çmontuar zonën e testeve bërthamore në Punxhirei nën vëzhgimin e gazetarëve të huaj, në kuadër të një samiti historik të parashikuar muajin e ardhshëm mes kreut të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

SHËN PETERBURG – Vladimir Putin pret presidentin francez, Emmanuel Macron për të diskutuar për çështjen bërthamore iraniane, Sirinë dhe Ukraninën, në një situatë shumë të tensionuar mes Lindjes dhe Perëndimit.

BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Financave të eurozonës.

UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo del para komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

BAGDAD – Moqtada Sadr, fituesi surprizë i zgjedhjeve legjislative në Irak, po zhvillon negociata për një koalicion qeverisës. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 24 maj 2018
Artikulli tjetër“Edi Hila–Piktori i Transformimit”, me piktura të jashtëzakonshme në GKA