SAN FRANSISKO, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Facebook paraqiti sot para investitorëve të tij planin për të mbrojtur procesin demokratik të zgjedhjeve amerikane të vitit 2020, që përfshin një seri iniciativash të njoftuara në tetor, kur shkatërroi një përpjekje të re ruse për të manipuluar opinionin publik.
Gjiganti i rrjeteve sociale do të forcojë transparencën, duke treguar qartë se kush kontrollon faqet politike ose ato të medieve shtetërore. Gjithashtu, do të raportohen më mirë, artikujt ose videot e klasifikuara si “lajme të rreme” nga gazetarë të pavarur.
Që nga pranvera e vitit 2018, kur shpërtheu skandali i Cambridge Analytica, që përdori të dhënat personale të profileve të miliona njerëzve në Facebook pa pëlqimin e tyre dhe i përdori ato për qëllime reklamimi politik, Facebook po shton përpjekjet për të rifituar besimin e publikut dhe të autoriteteve./ /ervo/ a.jor.























