Ballina Bota

SHBA – OKB kërkon heqjen e embargos amerikane kundër Kubës

NJU JORK, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Asambleja e përgjithshme e OKB-së miraroi sot me shumicë votash, ashtu si çdo vit që prej 1991, një rezolutë jodetyruese që i kërkon SHBA-së të heqë embargon ekonomike dhe financiare kundër Kubës.

Vetëm tre vende kanë votuar kundër rezolutës së miratuar nga 187 kombe, SHBA-ja, Izraeli dhe për herë të parë, Brazili.

Dy vende kanë abstenuar, Ukraina dhe gjithashtu për herë të parë, Kolumbia, aleate e afërt e Uashingtonit.

Në vitin 2016, Uashingtoni abstenoi për herë të parë që prej një çerek shekulli, pas afrimit historik të ndërmarrë nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama me Havanën.

Embargo ekonomike dhe financiare amerikane ndaj Kubës daton që prej vitit 1959./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – FMN: Ukraina të kufizojë rolin e shtetit dhe të oligarkëve në ekonomi
Artikulli tjetërUASHINGTON – Pentagoni: SHBA-ja nuk ka përfituar naftë nga Siria