Ballina Bota

SOFT NEWS – Johnson kërkon avion… personal!

LONDËR, 23 maj  /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm i Anglisë, Boris Johnson mendon se i nevojitet një avion personal, një avion për Brexit, i nevojshëm për t’i lejuar të rrisë numrin e misioneve dhe kontakteve në botë, me qëllimin e rritjes së interesave të mbretërisë.

Dëshira e tij, që vjen nga Amerika e Jugut, ku ndodhet për një samit të G20, mjaftoi që në Londër të fillonin polemikat.

”Il JumboJo Jet”, e ironizon ”Daily Mirror”, filolaburiste, që e quajti të pabesueshme idenë e ministrit.

Por, ministri i Punëve të Jashtme nuk heq dorë nga kërkesa.

”Brexit Jet’ duhet, nëse shpenzimet janë të llogjikshme, sepse avioni ‘Voyage’ në dipozicion të ministrave nuk është kurrë i disponueshëm’’, thekson ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita vijon të bllokojë punimet në komisionet parlamentare
Artikulli tjetërKomuna e Gjilanit dhe KFOR, rritje e bashkëpunimit