ATHINË, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Situata e migrantëve në kampet e strehimit në ishujt grekë është shpërthyese dhe në kufitë e katastrofës, paralajmëroi sot eurokomisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, në përfundim të një vizite pesëditore.
“Situata e migrantëve, përfshirë edhe azilkërkuesit, në ishujt grekë të detit Egje, është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë 12 muajve të fundit”, deklaroi ajo para gazetarëve.
Ajo bën thirrje që të merren masa urgjente për t’u bërë ballë kushteve të tmerrshme në të cilat jetojnë mijëra njerëz.
Në kampet e migrantëve në ishujt grekë jetojnë më shumë se 34 000 persona, ndërkohë që kapaciteti është veçse për 6 300 persona./ /ervo/ a.jor.













