Ballina Bota

GJERMANI – ”Deutsche Bank” 942 milionë euro humbje

BERLIN, 30 tetor /ATSH-ANSA /- ”Deutsche Bank” mbylli tremujorin e tretë me një humbje neto që u atribuohet aksionerëve dhe që ishte 942 milionë euro, krahasuar me 130 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2018 për shkak të tarifave të ristrukturimit.

Të ardhurat neto ranë në 5,5 miliardë auro.

“Megjithatë, kemi bërë ristrukturimin më të gjerë të 20 viteve të fundit dhe kemi regjistruar fitime në katër bizneset tona kryesore gjatë tremujorit dhe një rritje të kredive”, theksoi CEO Christian Sewing.

Në bursën e aksioneve ”Deutche Bank” ra me 4%./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta-Plenković: Trefishim i përpjekjeve që samiti i Zagrebit të rezultojë me çeljen e negociatave
Artikulli tjetërProcesi zgjedhor brenda strukturave të Partisë Socialiste, drejt finalizimit