UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të fuqizojë forcat e saj që aktualisht mbrojnë fushat e naftës dhe objektet në Sirinë lindore nga grupi terrorist i Shtetit Islamik, edhe pse po e tërheq shumicën e trupave.
“SHBA-ja do të vendosë mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur burimet siriane të naftës të Deir Ezzor, rimarrë nga milicët kurdë luftëtarëve të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, njoftoi sot kreu i Pentagonit, Mark Esper.
“Ne kemi marrë masa tashmë për të riforcuar pozicionin tonë në Deir Ezzor dhe kjo do të përfshijë forca të mekanizuara, për t’u siguruar që grupi i Shtetit Islamik nuk do të ketë akses në një burim të ardhurash që do t’i mundësonte të godiste në rajon, në Europë, në SHBA”, theksoi ai, në një konferencë shtypi në përfundim të takimit me homologët e Aleancës.












