Ballina Flash

Shkodër, në rikonstruksion 5 qendra shëndetësore

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Pesë qendra shëndetësore po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë në qarkun e Shkodrës, pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se aktualisht po kryhet rehabilitimi në Hot, Kryezi, Dedaj, Lëpushë dhe Zogaj ndërsa brenda këtij viti përfundon edhe rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore.

“Punojmë çdo ditë për të siguruar akses universal në kujdesin shëndetësor parësor, me investimet që vijojnë pa u ndalur në çdo komunitet, nga veriu në jug
5 qendra shëndetësore po rehabilitohen në qarkun Shkodër. Me programin 300 qendra shëndetësore dhe 100 qendra shëndetësore përfundojnë rehabilitimin brenda vitit 2019”, -tha Manastirliu. z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQytetarët njoftojnë raste të cenimit të sigurisë ushqimore/ AKU bllokon 2 subjekte dhe mbi 183 kg mish në Kavajë
Artikulli tjetërIZRAEL – Arkeologët zbulojnë kishën bizantine 1500-vjeçare