TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, specialistët e repartit elektrik po kryejnë remontin e mesëm të Agregatit nr. 3.
Korporata ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji në prag të dimrit.
Bëhet fjalë për investime dhe ndërhyrje të planifikuara, që bëhen në HEC-et e kaskadës së Drinit, si masa sigurie për stinën e dimrit.
HEC-i i Vaut të Dejës është hidrocentrali i parë i ndërtuar mbi lumin Drin. Hidrocentrali i Vaut të Dejës nisi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim në tetor 1971.
/a.gjonaj/ /a.g/












