Ballina Flash

Qytetari: Në Shkodër vetëm platforma e bashkëqeverisjes na ka ndihmuar

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Platforma e Bashkëqeverisjes vijon jo vetëm të zgjidhë probleme nga më të vështirat të qytetarëve që enden zyrave të shtetit pa përgjigje, por edhe të evidentojë atë pjesë të administratës e cila nuk funksionon sic duhet në shërbim të plotë.

Rasti më i fundit është ai nga Shkodra i qytetarit Ben Marku, i cili, për shkak se ndodhet në emigrim përfaqësohej në këtë Platformë nga familjari dhe i besuari prej tij edhe me prokurë, Pashkë Nika, pasi prej kohësh nuk merrte dot lejen e legalizimit dhe certifikatën e pronës në Drejtorinë Vendore të Kadastrës së Shkodrës.

Pasi Nika, iu adresua Platformës ku u konfirmua se leja e legalizimit ishte regjistruar korrektësisht, tanimë Ben Markut i është mundësuar edhe certifikata, edhe leja e legalizimit.

“Kërkoja te Hipoteka e Shkodrës letrat, se nga ALUZINI kishin shkuar te Hipoteka, por nuk gjendej më as praktika. Më thanë, drejtohu te Platforma. Nuk kisha besim, por i shkruaj Platformës. Vjen përgjigja. E lexova. Më dha një lloj vetëkënaqësie. Vetëm mandati i Postës shpëtoi pronën, pa u masakruar dhe pa paguar ndoshta edhe 5-fish më shumë”, shprehet Pashk Nika, që përfaqësoi rastin e të afërmit të tij.

Nika shtoi se në Shkodër vetëm Platforma e Bashkëqeverisjes ka mundur t’iu vijë në ndihmë qytetarëve.

“Në Shkodër është përmirësuar pak gjendja, me mekanizmin e Platformës. Ky mekanizëm është ai që ndihmon qytetarët. Aq keq është punuar sa sot ke praktika që janë të boshatisura. Shkodrën ta shkundin, zyrën administrative, se aq kanë vuajtur qytetarët e Shkodrës sa i përket pronës e gjithë të tjerat. Pronat janë masakruar. Kjo është një nga punët më të mira që keni bërë zoti Kryeministër,” shprehet qytetari nga Shkodra. /a.sh/  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Kurorëzohet perandori i ri Naruhito
Artikulli tjetërKESH kryen remont në HEC-in e Vaut të Dejës