Ballina Ekonomi

KESH kryen remont në HEC-in e Vaut të Dejës

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, specialistët e repartit elektrik po kryejnë remontin e mesëm të Agregatit nr. 3.

Korporata ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji në prag të dimrit.

Bëhet fjalë për investime dhe ndërhyrje të planifikuara, që bëhen në HEC-et e kaskadës së Drinit, si masa sigurie për stinën e dimrit.

HEC-i i Vaut të Dejës është hidrocentrali i parë i ndërtuar mbi lumin Drin. Hidrocentrali i Vaut të Dejës nisi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim në tetor 1971.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQytetari: Në Shkodër vetëm platforma e bashkëqeverisjes na ka ndihmuar
Artikulli tjetërLajmi i keq për “Bayernin”, Niklas Sule mbyll sezonin