Ballina Ndryshe

Ndryshimi i orës, të dielën e fundit të tetorit

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Akrepat do të kthehen përsëri një orë prapa. Në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat prapa me një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar që të flemë një orë më shumë. /m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurqia mund të ndëshkohet nga UEFA
Artikulli tjetër57.6 milionë euro për bujqësinë nga IPARD 2/Krifca: Mbështetje fermerëve nga serrat, tek agroturizmi