Ballina SPORT

Turqia mund të ndëshkohet nga UEFA

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Turqia mund të ndëshkohet nga UEFA, pas fitores ndaj Shqipërisë. Goli i Cenk Tosun vendosi ndeshjen në minutën e 92 dhe futbollistët në fushë nuk u përmbajtën në festime.

Lojtarët u drejtuan nga tifozët dhe festuan me nderim ushtarak. Ky festim mund të bëhet çështje diskutimi në organin më të lartë të qeverisë së futbollit europian. Duke ditur që UEFA nuk lejon shfaqje të tilla, një ndëshkim mund të vijë për kombëtaren turke. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesfushori largohet nga Barcelona pas 6 vitesh
Artikulli tjetërNdryshimi i orës, të dielën e fundit të tetorit