TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Akrepat do të kthehen përsëri një orë prapa. Në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat prapa me një orë.
Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar që të flemë një orë më shumë. /m.z/













