FRANCË , 9 tetor /ATSH-AFP/ Emmanuel Macron do të presë të dielën, për një darkë pune në Elysée, kancelaren gjermane Angela Merkel, njoftoi Presidenca franceze.
Takimi i dy liderëve ka si synim përgatitjen e këshillit të ministrave franko-gjermanë, që është parashikuar më 16 tetor, vazhdoi burimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Më 17 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel për një samit, i cili mund të jetë mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe, që pritet të dalë nga BE më 31 tetor./ /ervo/r.e/












