Ballina Bota

IRAN – Përdoruesja e Instagramit arrestohet për blasfemi

IRAN, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Një iraniane, e famshme në Instagram për transformimin drastik të pamjes së saj nëpërmjet kirurgjisë estetike, u arrestua dhe u akuzua për blasfemi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.

Gjithmonë sipas kësaj agjencie, ajo u burgos me urdhër të një gjykate në Teheran, për t’u gjykuar për krime kulturore dhe korrupsionin moral e shoqëror.

Përdoruesja e Instagramit, e njohur si Sahar Tabar, përballet me akuza të tilla, si blasfemi, nxitje për dhunë, marrje të ardhurash nga burime të papërshtatshme dhe nxitje e të rinjve për korrupsion./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKroacia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE
Artikulli tjetër100 mijë peso filipinase, kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë