Ballina Bota

PARIS – Macron: Google nuk mund t’i shmanget ligjit

PARIS, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Google nuk mund t’i shmanget ligjit në Francë dhe se kompania duhej të paguante honorare për mediet, pas vendimit të grupit amerikan për të zbatuar rregulla të reja.

“Ne do të zbatojmë ligjin duke detyruar zbatimin e të drejtës së autorit në platformat për shpërndarjen e informacionit në internet”, u shpreh kreu i shtetit.

Macron kritikoi pozicionin e mbajtur nga Google në Gjermani e pastaj në Francë, që konsistonte në thënien: “Direktivat tuaja janë mjaft të këndshme, ligjet tuaja janë ndoshta të mrekullueshme, por jo dhe jo, më saktësisht, të gjithë ju do të na nënshkruani lirinë për të përdorur përmbajtjen tuaj, përndryshe ju heqim nga lista”./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubvencionet në bujqësi/ 1476 aplikime deri në shtator
Artikulli tjetërBashkëqeverisja, shkolla në Gojan të Vogël qëndron e hapur për nxënësit me aftësi ndryshe