Ballina Aktualitet

Soreca: Reforma në Drejtësi, histori angazhimi dhe konsensusi

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ -“Historia e reformës në drejtësi në Shqipëri është histori angazhimi dhe konsensusi”, – u shpreh kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca.

Ai thekson se është “një rrugëtim drejt përfshirjes efektive të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore në shoqëri”.

“Një histori që e tregon më të mirën e saj: kur vendi bashkohet dhe kur liderët dhe partitë bashkëpunojnë për hir të qytetarëve”, – nënvizoi Soreca.

“Pranimi dhe legjitimiteti i reformës në drejtësi të Shqipërisë bazohet, para së gjithash, mbi kërkesën dhe mbështetjen e qartë të popullit shqiptar. Arritjet e para të reformës janë rezultati i tyre”, – theksoi Soreca.

“Çelja e negociatave për anëtarësim do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë dhe do të sigurojë që procesi i reformës do të jetë i pakthyeshëm dhe i qëndrueshëm”, – deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në takimin e ministrave të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor në konferencën “It’s all about Justice” së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal – RCC, Majlinda Bregu.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLetta: Letra e presidentëve për hapjen e negociatave, një gjest kurajoz
Artikulli tjetërGrantet IPARD/ 65% të investimit 10 mijë deri 400 mijë euro në agroturizëm