Ballina Bota

SHBA – FMN zhbllokon dy miliardë dollarë për Egjiptin

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMI) njoftoi sot se kishte arritur në një marrëveshje në kuadër të zhbllokimit të një kësti tjetër të kredisë me vlerë dy miliardë dollarë në mbështetje të Egjiptit.

“Kjo marrëveshje duhet t’i paraqitet për miratim komitetit drejtues”, theksoi institucioni në një komunikatë.

Drita e gjelbër për këtë këst do ta çojë në rreth tetë miliardë shumën tashmë të zhbllokuar në kuadër të një plani ndihme prej 12 miliardë dollarë njoftuar në nëntor 2016.

“Egjipti ka filluar të korrë frutet e programit ambicioz të reformave ekonomike, që ishte politikisht i vështirë”, theksoi Subir Lall, i cili ka drejtuar një mision të FMN-së në vend.

“Ndërkohë që procesi kërkon sakrifica afatshkurtra, reformat ishin kryesisht për të stabilizuar ekonominë dhe për të hedhur themelet për një rritje ekonomike solide dhe afatgjatë që do të përmirësonte nivelin e jetesës të të gjithë egjiptianëve”, shtoi ai.

FMN-ja nënvizoi se qeveria vazhdon të zbatojë reformat strukturore për modernizimin e ekonomisë dhe për të përfituar nga një popullsi në rritje.

Këto reforma do të kontribuojnë në tërheqjen e investimeve private, gjë që është themelore për përshpejtimin e rritjes ekonomike./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova dhe Kroacia do të mësojnë gjuhën e njëra-tjetrës
Artikulli tjetërRama: Jemi në dialog intensiv me BE-në