Ballina Flash

Vullnetarët pastrojnë plazhin e Tales në Lezhë

TIRANË, 30 shtator / ATSH/ – Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka organizuar në bashkëpunim me OJQ-të e mjedisit dhe Shkollën e Mesme “Kolin Gjoka” pastrimin e plazhit të Tales në Lezhë.

150 vullnetarë iu bashkuan këtij aktiviteti për të luftuar ndotjen e plazheve dhe detit nga mbetjet plastike. “Ndotja Detare është një problem që na prek të gjithëve ne dhe duhet të veprojmë së bashku për ta zgjidhur”, – njofton Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Më shumë se 180 qese plastike dhe mbeturina u mblodhën gjatë këtij aksioni, të cilat u çuan më pas për riciklim.

EU Beach Cleanup 2019

#EUBeachCleanup 2019 ishte një sukses! Plazhi i Tales në Lezhë tani është më i pastër falë vullnetarëve nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Shtëpia e Evropës, OJQ-të e mjedisit dhe Shkolla e Mesme "Kolin Gjoka". Së bashku kemi mbledhur më shumë se 180 qese plastike dhe mbeturina! #NdotjaDetare është një problem që na prek të gjithëve ne dhe duhet të veprojmë së bashku për ta zgjidhur. #TëLuftojmëNdotjenNgaPlastika****************#EUBeachCleanup 2019 was a success! Tale beach in Lezha is now cleaner thanks to the volunteers from the EU Delegation to Albania, Europe House, environmental NGOs and the "Kolin Gjoka" High School. Together we collected more than 180 bags of plastic and waste! #MarineLitter is a problem affecting us all & we need to act together to solve it. #BeatPlasticPollutionEuropean External Action Service – EEASEU Neighbourhood & EnlargementEuropean Commission

Gepostet von European Union in Albania am Montag, 30. September 2019

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: Të gjitha familjet e dëmtuara u ndihmuan
Artikulli tjetër15 banesa me dëmtime serioze në Gramsh, Angjeli: Angazhim maksimale në mbështetje të banorëve