Ballina Aktualitet

Ekonomi: Të gjitha familjet e dëmtuara u ndihmuan

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë Milva Ekonomi, gjatë seancës së sotme parlamentare foli për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit dhe për masat e marra në ndihmë të familjeve të prekura.

“Kur tërmetet bien apo kur ka përmbytje, njerëzit humbin shtëpitë, prandaj sa herë ka të tilla dëme materiale, pranë familjeve në nevojë vjen menjëherë qeveria qendrore dhe ajo lokale. Javën e kaluar ne pamë se si funksionoi mekanizmi i emergjencave civile. Mekanizmi funksionon, është aty, ka nevojë për disa ndërhyrje për ta lehtësuar, por na lehtësoi punën”, – tha Ekonomi.

Menjëherë pas takimit me Kryeministrin Rama në shtabin e emergjencave pas tërmetit, ekipet dhe grupet e ndihmës morën detyrat dhe dolën në terren. “Gjatë javës, numri i familjeve që reklamuan dëme ishte 104. Të gjitha familjeve që iu dëmtua banesa u asistuan”, – nënvizoi deputetja Ekonomi.

Edhe biznesi u solidarizua pas lëkundjeve sizmike, ndërkohë që edhe bashkia e Durrësit nuk humbi kohë por reagoi menjëherë duke marrë masat përkatëse. “Dua të them që këshilli bashkiak i Durrësit reagoi menjëherë. Mori disa vendime të rëndësishme në lidhje me fondin që duhej të vihej në dispozicion të të dëmtuarve, gjithashtu anëtarët e këshillit bashkiak dhanë një pagë në ndihmë të familjeve të prekura”, – u shpreh Milva Ekonomi në foltore gjatë seancës në Kuvend. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak197 objekte të dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 7, Baraj: Të përshpejtohen legalizimet
Artikulli tjetërVullnetarët pastrojnë plazhin e Tales në Lezhë