197 objekte të dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 7, Baraj: Të përshpejtohen legalizimet

TIRANË, 30 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Në njësinë administrative nr. 7 në kryeqytet janë raportuar rreth 197 objekte të dëmtuara nga tërmetet”, – deklaroi sot në Kuvend deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj.

Sipas Barajt, “janë 197 kërkesa për dëmet nga tërmetet, ndër të cilat 13 pallate, 130 apartamente, 50 banesa private dhe 4 institucione shtetërore”.

Një nga problemet që është ndeshur në terren, sipas Barajt kanë qenë problemet me legalizimet.

Baraj tha se ka shtëpi të dëmtuara që nuk janë të legalizuara. Ndaj, ai kërkoi që procesi i legalizimit të përshpejtohet dhe procedurat e bashkive lidhur me riparimin e shpejt të këtyre shtëpive të dëmtuara të kryhen me sa më pak burokraci. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.