Ballina Bota

SUEDI – Irani lëshon naftëmbajtësen suedeze

SUEDI, 27 shtator /ATSH-AFP/ Naftëmbajtësja suedeze “Stena Impero”, e ndaluar nga Irani në korrik të këtij viti, u rikthye në ujërat ndërkombëtare.

Anija 138 metra e gjatë, që lundron nën flamurin britanik, mori sot autorizimin përfundimtar nga autoritetet e Teheranit për t’u larguar nga porti i Bandar Abbas-it.

Sipas autoriteteve detare largimi i anijes nga porti iranian nuk nënkupton mbylljen e dosjes gjyqësore./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: E pamundur të anulojmë marrëdhënien tregtare me Iranin
Artikulli tjetërFOTO/ Ekspozita “Muzeu Lëvizës” sjell pranë fëmijëve të Kërrabës objekte të trashëgimisë kulturore