SOFJE, 17 maj /ATSH-MIA/ – Komisioneri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësine e Mirë, Johannes Hahn, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet sot në Sofje, shfaqi optimizëm se Maqedonia dhe Greqia do ta zgjidhnin kontestin për emrin. Por, ai nuk dëshiroi të japë parashikime për kornizën kohore eventuale.
“Gjithmonë jam optimist. Dhe do të mbetem optimist. Të dy kryeministrat janë në rrugë të mbarë”, tha Hahn duke e komentuar takimin midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Lidhur me mundësinë që zgjidhja të gjendet deri në samitin e qershorit të BE-së, ai tha se deri atëherë ka një muaj dhe se gjithçka është e mundur./ a.jor.






















