BERLIN, 9 mars /ATSH-AFP/ – Social-demokratët gjermanë zyrtarizuan sot emrat e ministrave në qeverinë e re të Angela Merkel, me figura si Olaf Scholz në Ministrinë e Financave, disa ditë përpara emërimit të planifikuar të kancelares për një mandat të katërt qeverisës. Kancelares gjermane i është dashur, me ndarjen e ministrive, të bëjë lëshime të konsiderueshme për social-demokratët e SPD-së për t’i bindur ata që të bëheshin sërish aleatë me të, pas gjashtë muaj ngërçi politik në vend pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. SPD-ja mori në total jo më pak se gjashtë ministri, me tre poste të zëna nga gratë dhe tre nga burrat.Emërimi i Olaf Scholz në Ministrinë e Financave zëvendëson konservatorin Wolfgang Schäuble.Kryebashkiaku i Hamburgut Olaf Scholz, 59 vjeç do të marrë postin e rëndësishëm të zëvendëskancelarit në qeveri.Heiko Maas, deri tani në krye të Ministrisë së Drejtësisë, do të marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme.Svenja Schulze, 49 vjeçe, kryetare e SPD-së në North Rhine-Westphalia do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit. Ministrja aktuale për Familjen, Katarina Barley, 49 vjeçe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil, 45 vjeç, do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.Franziska Giffey, 39 vjeçe, e panjohur për publikun e gjerë, e cila aktual mban postin e kryetares së bashkisë së një zone të Berlinit do të marrë përsipër postin e ministres së Familjes.
Ballina Bota
Lajme
Begaj: Progresraporti i KE-së, dëshmi e avancimit në procesin e integrimit
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila...
Maqedonia e Veriut triumfon në Festivalin e Filmit në Tokio, Mançevski fiton Çmimin e...
TOKIO, 5 nëntor /ATSH/ Filmi “Sister Brother Manhole Cover”, me skenar dhe regji të regjisorit maqedonas Milço Mançevski, ka fituar Çmimin e Madh (Tokyo...
INSTAT kërkon 60 milionë lekë shtesë në buxhetin 2027 për Censin në Bujqësi
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) kërkon 60 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027 për realizimin e Censit të Bujqësisë,...
SHBA – Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance distancohet nga Trump
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin, të nisur nga administrata e tij, për humbjen e thellë të...
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve në Tiranë, vendosen 31 masa administrative
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Policia e Tiranës vendosi 31 masa administrative ndaj protestuesve të cilët një ditë më parë bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin...
Biba: Kërkohet godinë e re, rishikim i hierarkisë së pagave dhe shtim i personelit...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba prezantoi kërkesat buxhetore të institucionit për vitin 2027, gjatë një seance dëgjimore në...
ANALIZË – Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të...
UASHINGTON, 5 nëntor /Al Jazeera/ – Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe marrja e kontrollit të të dyja dhomave të...
FOKUS – Alarm për bombë në avionin Dublin-Romë, evakuohen 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë...
DUBLIN, 5 nëntor /ATSH/ – Një avion i kompanisë ajrore irlandeze “Aer Lingus”, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze...
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,...
Mot i qëndrueshëm, kthjellime në bregdet dhe vranësira në zonat malore
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Shqipëria do të ndikohet të enjten nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në vijën bregdetare dhe...























