SOFJE (Bullgari) – Krerët e qeverive të 28 vendeve të BE-së takojnë homologët e tyre nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që synojnë anëtarësimin në Union, në një rajon ku Rusia po përpiqet të shtrijë influencën.
BRUKSEL (Belgjikë) – Ceremonia mortore e këngëtares belge Maurane, intepretuese e njohur e këngës franceze, e cila vdiq më 7 maj.
GJENEVË (Zvicër) – Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) raporton vitin e parë në krye të organizatës, që po përgatitet të përdorë një vaksinë eksperimentale kundër Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.
KANË (Francë) – Dy ditë nga mbyllja, edicioni i 71-të i Festivalit të Kanës pret Vanessa Paradis dhe filmin e ri të libanezes, Nadine Labaki.
BRATISLAVË (Sllovaki) – Personalitetet politike çeke, sllovake dhe polake marrin pjesë në Globsec, një forum i përvitshëm i organizuar nga think-tank.
PARIS (Francë) – Ministrja e Ushtrisë, Florence Parly takohet me komandantin e operacioneve ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Levant, gjeneralin, Joseph Votel.
PARIS (Francë) – Takim i presidentit të Senatit, Gerard Larcher me presidentin e Knesset, Yulli-Yoel Edelstein.
UASHINGTON (SHBA) – Prokurori special, Robert Mueller merr kryesimin e një hetimi të pavarur për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump pret sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë./ /ec/ a.jor.






















