Ballina Bota

BE – Bie ndjeshëm shitja e makinave të reja

ROMË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian ranë me 3,2% në bazë vjetore në tetë muajt e parë të 2019, sipas të dhënave të industrisë.

”Nga janari deri në gusht, janë regjistruar pak më shumë se 10,5 milionë automjete të reja”, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.

Kërkesa për vetura të reja u ul në të pesë tregjet kryesore të BE-së, përveç Gjermanisë, ku shitjet u rritën me 0,9%.

Tregjet e tjera të mëdha janë Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja.

Në korrik ka pasur një rritje të shitjeve vjetore prej 1,4 %, ndërsa në gusht shitjet e makinave të reja në bazë vjetore ranë me 8,4%.

”Rënia e fortë e muajit të kaluar ishte kryesisht për faktin se, në gusht 2018, shitjet arritën kulmin falë zbritjeve speciale të ofruara nga prodhuesit e makinave në atë muaj”, deklaroi ACEA./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Corbyn premton tjetër referendum
Artikulli tjetër“Luftim e Mundim”/ Çelet në Tiranë ekspozita kushtuar pushtimit të Polonisë